Bundesliga Futboll Sport

DO TË TËRHIQET NGA FUTBOLLI/ Legjenda e Bayern dhe Gjermanisë deklaron: Gjithmonë do të jem besnik ndaj…

Bastian Shvainstaiger, ka deklaruar se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij viti, në moshën 35-vjeçare.

Gjermani shënoi 68 gola në 500 deshje të zhvilluara me Bajern Mynihun, nga viti 2002 deri në vitin 2015. Gjithashtu fitoi tetë tituj të Bundesligës, shtatë kupa të Gjermanisë, dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

Mesfushori bëri edhe 121 paraqitje zyrtare me kombëtaren e Gjermanisë, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të kësaj kombëtare, gjatë fitimit të Botërorit në 2014-ën. Prej vitit 2017 ai luan në SHBA, me MLS Çikago, ku kaloi nga Junajtid.

Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, lojtari ka deklaruar se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të këtij viti: “Ka ardhur koha që në fund të këtij viti unë t’i jap fund futbollit të luajtur. T’i jap lamtumirën futbollit, më bën të ndihem pak nostalgjik, por unë jam duke pritur për sfida emocionuese që më presin në të ardhmen. Gjithmonë do të jem besnik ndaj futbollit.”, shkruan gjermani.

Related posts

ZËVËNDËSUESI I SUAREZ/ Kane duket opsioni perfekt për ekipin katalanas

Isa.Autor

Lajm i keq për Real Madridin, shikojeni kush është kthyer në stërvitjen e Bayern Munichut

Sadik.Autor

NEWCASTLE-MANCHESTER CITY/ Vendasit barazojnë rezultatin, shënon Jose Rondon

Delo.autor

Leave a Comment