Futboll Seria A Sport

U LARGUA NGA FUSHA E LOJËS NË DERBIN E ITALISË/ Flet Diego Godin: Ja problemi im ndaj Juventus

Diego Godin kaloi te Interi në merkaton e verës, teksa ishte një lojtar i lirë, pasi kishte përfunduar kontratën me Atletiko Madridin.

Mbrojtësi ka qenë një titullar i padiskutuar nga Konte, në ndeshjet e para të kampionatit, pasi shihet si një lojtar ku trajneri mund të mbështetet .

Uruguaiani ka treguar një formë shumë të mirë, teksa është ambientuar menjëherë në kampionatin italian.

Në ndeshjen e fundit kundër Juventusit, Godin u largua nga fusha e lojës, për shkak të një problemi një gju.

33-vjeçari ka dhënë një intervistë së fundmi, ku flet për aventurën te zikaltërit dhe  pranon se kishte një problem në ndeshjen me Juven: “Në ndeshjen e fundit unë kisha një problem në gju, prandaj u zëvendësova, por nuk është asgjë e rëndësishme. Unë jam duke u përshtatur me një sistem të ri loje dhe më një futboll ndryshe, megjithatë kjo është një përvojë e shkëlqyer. Kam gjetur një klub fantastik siç është Interi, me një trajner të shkëlqyer.”, u shpreh mbrojtësi uruguaian.

Related posts

NË ANGLI JANË TË SIGURTË/ Fabregas do të luaj me klubin ITALIAN, nuk është INTERI

Isa.Autor

“Lewandowski i ri” zbarkon në Serie A

Sadik.Autor

Chelsea rigjen fitoren, bën hap të rëndësishëm në luftë për vend të katërt

Q.Autor

Leave a Comment