Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

HUMBJE PËR TU HARRUAR/ Shqipëria e Femrave pëson 8 gola në Finlandë (VIDEO)

Humbja minimale 0-1 në shtëpi ndaj Portugalisë, është harruar shumë shpejt nga Kombëtarja e Femrave, dhe ditën e sotme ka ardhur një rezultat tejet katastrofik.

Në ndeshjen e tretë në grupin E eliminator për Europianin e vitit 2021, skuadra e drejtuar nga Vioresin Sinani u mund me shifrat 8-1 nga kundërshtaret e Finalndës.

Që në minutën e dytë, takimi u zhbllokua nga Uesterlund, ndërsa në të 9-tën dyfishoi Kolanen. Fransi gjeti golin e tretë për finlandezet në të 17-tën, e dy minuta më pas shënoi edhe Oling.

Salstrom në të 35-tën çoi shifrat në 5-0 që në pjesën e parë. E njëjta autore, shënoi edhe edhe 3 golat e tjerë, në minutat 75, 89 dhe 94. Goli i vetëm për femrat kuqezi, u shënua në fakt po nga finlandezet. Autogoli i Koivisto në të 77-tën, ishte rrjeta e nderit për shqiptaret.

Pas 3 ndeshjesh, Shqipëria e Femrave mbetet në vendin e fundit në grup, pa asnjë pikë, me vetëm 1 gol të shënuar e 12 të pësuar.

Related posts

Austria përbys Gjermaninë, rikthim i hidhur për Neuer

Sadik.Autor

“ÇMENDURI” NË FUTBOLLIN AUSTRIAK/ Godet me kokë një kundërshtar rastësor për t’ia treguar si shembull gjyqtarit

Delo.autor

FESTON 111 VJETORIN/ Interi përjashton Icardin nga historia e klubit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment