Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KAM BESIM TEK FITORJA”/ Flet mbrojtësi Hysaj: Nuk mund të rrij larg Kombëtares, ja kur do të rikthehem në fushë…

Elsedi Hysaj është mungesa e madhe e Komëbtares në sfidën e sotme ndaj Turqisë. Mbrojtësi shkodran nuk mund të rrinte larg skuadrës, teksa vendosi të udhëtonte drejt Turqisë së bashku me familjen e tij, për të mbështetur kuqezinjtë. Në një prononcim para ndeshjes, për mikrofonin e RTSH, Hysaj u shpreh:

“Më vjen shumë keq që nuk jam në fushë. Nuk mund të rrija larg stadiumit dhe Kombëtares. Vendosa të jem tifoz. Shpresoj të sjell fat.

Unë kam shumë besim te Kombëtarja. Trajneri është shumë i mirë. Kam besim që do fitojmë dhe do marrim 3 pikë. I takova dhe çunat, janë gati 100% për këtë ndeshje.

Atmosfera është shumë e mirë. E dinë të gjithë që kjo ndeshje është e rëndësishme. Besoj do të jenë shumë të qetë në fushë. Besoj duhet të presim shumë.

Unë falenderoj Memushajn për vlerësimin që më bërën. Shiriti është një gjë e rëndësishme, sidomos kur skuadra të do si kapiten. Unë do bëj çmos që të jem në nëntor gati, për stadiumin e ri dhe për Kombëtaren”, u shpreh Hysaj.

Related posts

U MORËN ME PARAMETRA ZERO/ Mesfusha e Juventus çalon, Ramsey dhe Adrien Rabiot janë… mister

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ SHBA pa medalje në Lojërat Olimpike, për herë të parë që nga viti 1972

Delo.autor

“KISHA DYSHIM NËSE ISHTE RRUGA E DUHUR”/ Rrëfimi i gjyqtarit Jorgji, ja momenti më i vështirë në karrierë…

Delo.autor

Leave a Comment