Futboll Sport

STATISTIKAT E KUKËSIT NË KËTO 7 JAVË/ Ja “mbreti” i minutave dhe më i ndëshkuari te verilindorët

Në përfundim të shtatë javëve të para të Superiores, Kukësi i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro ndodhet larg pritshmërive dhe investimeve të kryera nga presidenca. Gjithsesi, distanca me kreun nuk është e madhe, vetëm dy pikë, ndonëse mbajnë vendin e shtatë në renditje.

Më poshtë “Panorama Sport” do të radhisë disa nga statistikat dhe pikantet e skuadrës kuksiane në këto shtatë javë të para.

-Vetëm një titullar të padiskutueshëm ka Kukësi. Erhun Obanor është kampion me 630 minuta, duke mos humbur asnjë sekondë nga këto 7 ndeshje. Çdo javë kanë luajtur edhe Limaj, Gavazaj, Shkurtaj, Rroca e Kitanovski, por jo me kohë të plotë.

erhun obanor

-Marlind Daku, zgjedhja e parë e Shpëtim Duros kur bëhet fjalë për të kryer ndërrimin e parë. Janë 6 ndeshje që sulmuesi është futur nga stoli. Edhe Blerim Kotobelli është në këtë listë, me një ndeshje më pak.

-Enis Gavazaj është ndërruar më shpesh. 4 ndeshje është detyruar që të mos i mbyllë. Edhe Shkurtaj me Rrocën gjithashtu kanë dalë nga fusha në tri raste.

Shkurtaj

-Shkurtaj mbetet shënuesi më i mirë i Kukësit me 5 gola. Ndërsa nga një herë e kanë gjetur rrjetën edhe Abazaj, Limaj e Musta.

-15 kartonë të verdhë për Kukësin. Më i ndëshkuari është Edis Maliqi me 3 të verdhë dhe një të kuq. -Gjashtë pasaporta për Kukësin, veç shqiptarëve, kosovarëve dhe maqedonasve, ka edhe gjermane, nigeriane dhe guinease.

-Tetë lojtarë presin shansin nga Shpëtim Duro. Domi, Çema, Mateli, Hallaçi, Rrasha, Selimi, Basha dhe Krasniqi ende nuk kanë marrë asnjë minutë në kampionat. I fundit në fakt ende nuk është rikuperuar ende, ndonëse rishtas ka nisur që të stërvitet.

Related posts

HISTORIKE/ Florian Marku i pamposhtur, fiton titullin kampion bote për federatën IBF (VIDEO)

Delo.autor

ÇUDIA TEK TIRANA/ Heroi i Europës për bardheblutë “gozhdohet” në stol. Edhe me Partizanin…

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Hidhet shorti për fazën e 1/8 të finales. Këto janë ndeshjet e HEKURTA…

Isa.Autor

Leave a Comment