Futboll

Zyrtare, Ronald Koeman është trajneri i ri i Holandës

Ish-trajneri i Everton Ronald Koeman është emëruar trajneri i ri i Holandës.

Koeman kishte që prej shkarkimit nga Everton në tetorin e kaluar që ishte i papunë dhe tani ka nënshkruar një kontratë katër vite e gjysmë me përfaqësuesen holandeze.

Pra kontrata i skadon pasi të ketë përfunduar Kupa e Botës 2022 që do të zhvillohet në Katar.

Ai ka zëvendësuar Dick Advocaat i cili u tërhoq nga posti i tij pasi dështoi të dërgonte Tulipanët në Kupën e Botës Rusi 2018.

Përfaqësuesja legjendare po kalon një nga periudhat më negative të historisë së saj, por ardhja e Koeman pritet t’i shërbejë për mirë me shpresën që Holanda të rikthehet aty ku i takon, në kompeticionet madhore botërore.

Related posts

Realizon supergol nga 60 metra, Xhevahir Sukaj i lë pa mend të gjithë (video)

Sadik.Autor

FSHF sqaron ligjërisht ndeshjen e “play-out”-it të Kategorisë së Parë

Sadik.Autor

TRAJNERI I KOSOVËS NUK PËRMBAHET/ Shikoni si flet me pasion në konferencë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment