Futboll Sport

NDËRTON DY SKUADRA/ Reja i jep dorën e fundit përgatitjeve, gjithçka e hapur për formacionin

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka vendosur që të lërë gjithçka të hapur deri në ditën e fundit sa i përket formacionit titullar me të cilin do të përballojë sfidën me Moldavinë.

Trajneri pranoi në konferencën për shtyp se nëse ishte e mundur, do të përballonte duelin me të njëjtin grup lojtarësh me të cilin zbriti në fushë ndaj Turqisë.

Por për të parë gjendjen e futbollistëve, ai nuk zhvilloi stërvitjen e zakonshme të ekipit të parë kundër ekipit të dytë.

Ai ndau lojtarët në dy skuadrat të përziera në krahasim me atë që pritet të jenë repartet për takimin e nesërm duke mos dhënë sinjale as për zëvendësime  të mundshme në mesfushë, që është reparti i cili mund të pësojë të tilla.

Skuadra e  parë përbëhej nga  Strakosha, Dermaku, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Trashi, Gjasula, Bare, Selmani, Seferi dhe Çikalleshi.

Ndërsa skuadra e dytë nga Berisha, Kumbulla, Mihaj, Memolla, Lenjani, Roshi, Ramadani, Qose, Abrashi, Manaj dhe Balaj.

Memushaj ishte “xholi” i mesfushës që bëhej pjesë e njërit ekip apo tjetrit, ndërsa trajneri vazhdimisht jepte udhëzime për lëvizjet e lojtarëve të veçantë apo reparteve.

Një stërvitje për të parë reagimin e lojtarëve pas një ndeshje të lodhshme si ajo me Turqinë, e për të kuptuar më mirë se kush mund të jetë në formën e duhur për të luajtur ndaj moldavëve, vendim që do ta marrë vetëm në ditën e fundit.

Related posts

Lewandowski ndryshon agjentin: A është afër largimi i tij nga Bayerni?

Q.Autor

Kategoria e Parë/ Akuza dhe polemika në startin e sprintit final

Q.Autor

PRAPASKENA/ James refuzoi Zidane, gjigantët e Anglisë kanë nisur sulmin

Delo.autor

Leave a Comment