Futboll

Lukaku zbulon brazilianin që ka pasur idhull fëmijërie (VIDEO)

Sulmuesi i Manchester United Romelu Lukaku ka zbuluar se ish-sulmuesi i Inter Adriano ka qenë idhulli i tij i fëmijërisë.

Braziliani ka qenë një i ri premtues te Zikaltrit, duke merituar pseudonimin L’Imperatore për paraqitjet e tij në San Siro, si dhe i huazuar te Fiorentina dhe Parma.

Gjithsesi, Adriano nuk arriti potencialin e tij për shkak të dramës familjare që filloi me vdekjen e babait të tij. Paraqitja e tij e fundit ka qenë me fanellën e Miami United, një ekip i kategorisë së tretë amerikane.

“Më pëlqejnë shumë lojtarët brazilianë,” shprehet Lukaku për ESPN.

“Kur isha i vogël, Adriano ishte idhulli im. Pasi kur isha i vogël, kisha të njëjtat kualitete si ai.

“Shumë i fortë fizikisht, goditje potente me të majtën gjithashtu. Shpresoj që ai të fillojë të luajë përsëri pasi është një lojtar i madh. Për mua është një idhull. Më pëlqen shumë.”

 

Related posts

MARINERS “DIVORCOJNË” BOLT/ Nuk pranoi ofertën tonë

Isa.Autor

“NJË EPOKË E RE KA NISUR”/ Dinamo njofton se kur do të prezantojë logon e re të klubit

Delo.autor

Hazard: Ishte si një film “thriller”, na kapi makthi i Uellsit në “Euro 2016”

Isa.Autor

Leave a Comment