Futboll Sport

BARAZIMI KUNDËR NIGERISË/ Trajneri i Brazilit i nervozuar: Nuk i pranoj aspak kritikat në drejtimin tonë…

Nervoz, ndoshta edhe si rrjedhojë e presionit mediatik të ushtruar në konferencën pas ndeshjes, u shfaq trajneri i Brazilit, Tite, si rrjedhojë e barazimit me Nigerinë:

“Duke parë lojën që bëmë, rezultati i kësaj ndeshjeje ishte gënjeshtar. Në pjesën e dytë ishim thjesht fantastikë, por topi nuk donte që të hynte në rrjetë. Vërtet u kursyem dhe nuk ishim të qartë në fraksionin e parë të lojës, por Brazili i vërtetë është ai që pamë në 45- minutëshin e dytë, ndonëse është e thjeshtë që të kritikosh. Këta lojtarë kanë gati 3 muaj që luajnë çdo tri ditë dhe nuk mund të jenë gjithmonë në maksimum, madje vijnë edhe dëmtime për të cilat na vjen shumë keq. Ndryshe nga ndeshja me Senegalin, jam i kënaqur nga ajo që dhamë kundër Nigerisë, prandaj nuk i pranoj aspak kritikat në drejtimin tonë”, u shpreh Tite.

Related posts

“VEZUVI SHPËRTHEU”/ Turpi i tifozëve të Interit, thirrje raciste ndaj napoletanëve

Delo.autor

Ky do të jetë klubi pët të cilin do të luaj Isco sezonin 2018/19

Sadik.Autor

“E KA ZEMËRUAR SHUMË…”/ Trajneri i PSG: “Dembele është një futbollist i pabesueshëm, por edhe pak i çmendur”

F.autor

Leave a Comment