Futboll Seria A Sport

“SHUHEN SHPRESAT” TEK MANCHESTER UNITED/ Mandzukic gjen akordin me gjigantin e Serie A…

Prej ditësh flitet se Junajtid dhe Juventusi kanë arritur akordin me Mario Manxukiç, për t’u transferuar gjatë merkatos së janarit.

Por, “Il Giornale”, ndryshon tërësisht kurs duke raportuar se sulmuesi kroat, me shumë mundësi do të përfundojë te Milani në merkaton e janarit.

Manxukiç gjatë verës nuk pranoi të shkonte në Katar, pasi dëshironte të lëvizte në një skuadër në Europë. Kjo media bën me dije se futbollisti bardhezi ka gjetur një akord verbal me kuqezinjtë.

Nuk dihet se ku do të përfundojë kroati, pasi Junajtid është gati të plotësojë kërkesat financiare të Juves dhe ta marrë lojtarin në Angli.

Kujtojmë që Manxukiç është pjesë e Juves që në verën e vitit 2015. Ai ka luajtur për ekipe si Dinamo Zagreb, Volfsburg, Bajern dhe Atletiko Madridi.

Related posts

Në garë me kohën për Botërorin, Neymar tregon gjendjen delikate të kyçit të këmbës

Sadik.Autor

Marseille-Leipzig, francezët janë të pakalueshëm në shtëpi

Sadik.Autor

RIKTHEHET “PËRBINDËSHI” RONALDO/ Tre golat e tij i japin fitoren Junajtidit përballë skuadrës së Kontes

F.autor

Leave a Comment