Futboll Seria A Sport

CONTE NUK E DONTE NË SKUADËR PËR SEZONIN E RI/ Inter gati të rikthejë sulmuesin në ekip…

Keita Balde luajti i huazuar nga Monako te Interi sezonin që lamë pas, me këta të fundit që kishin të drejtën e blerjes.

Megjithatë pas emërimit të Kontes në stolin e skuadrës, tekniku italian nuk dha aprovimin për të blerë përfundimisht lojtarin, dhe senegalezi u detyrua të kthehet te Monako. Por, tani sulmuesin mund ta shohim përsëri me bluzën zikaltër.

Dëmtimi i Aleksis Sançez, i cili do t’i nënshtrohet një operacioni, ka vënë në lëvizje drejtuesit e Interit, të cilët po shikojnë lojtarë për repartin e sulmit dhe të kenë mundësi t’i afrojnë në janar. Kohët e fundit qarkullojnë emrat e Ibrahimoviç dhe Manxukiç, të cilët në merkaton e ardhshme me shumë mundësi do të largohen nga skuadrat e tyre aktuale.

Gjithashtu një emër tjetër që po qarkullon për repartin e sulmit zikaltër, është edhe ai i Keita Baldes, për të cilin drejtuesit mund të provojnë ta afrojnë në merkaton e janarit, duke ditur që edhe dëshira e lojtarit është të luajë përsëri për Interin.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Vllaznia zgjedh trajnerin e ri, maqedonasin Mirsad Jonuz

Delo.autor

REAL MADRIDI ME NJË OBJEKTIV TË RI/ “Los Blancos” interesohet për Gvardioli/ “Los Blancos” interesohet për Gvardiol

F.autor

PAS DISFATËS NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Sormani: Për të fituar një ndeshje duhet të jesh…

Delo.autor

Leave a Comment