Futboll Premier League Sport

Chelsea nxjerr në shitje yllin spanjoll për sulmuesin e Paris SG

Gjigandët e Premier League, Chelsea janë të gatshëm të shesin sulmuesin Alvaro Morata, me Juventusin që duket i interesuar të bëjë një lëvizje për ish-sulmuesin e tij shkruan “Tuttosport”. 25-vjeçari u bashkua me Chelsea-n nga Real Madridi gjatë verës së kaluar për një tarifë në rajon prej 60 milionë sterlinash, por nuk ka arritur të vendoset që atëherë.

Spanjolli nuk e ka ‘gozhduar’ një vend për veten e tij në ekipin e parë të londinezëve. Ai është shfaqur 29 herë në Premier League, prej të cilave 23 ndeshje i ka filluar nga minuta e parë, duke shënuar 11 herë dhe duke ndihmuar shokët e ekipit me gjashtë asiste. Raportet nga “Tuttosport” thonë se Chelsea nuk e konsideron sulmuesin spanjoll si të pashitshëm dhe dëshiron 60 milionë euro për të lënë të lirë 25-vjeçarin, ndërsa “Zonja e Vjetër” ka treguar interes për të.

Drejtuesit e Chelsea-t, janë të gatshëm të shesin Alvaro Morata dhe paratë që do të fitojnë nga ky operacion do t’i përdorin për të nënshkruar me sulmues tjetër. Mësohet se Blutë po shikojnë mundësinë për të transferuar Edinson Cavani-n për të zëvendësuar Morata. Beppe Marotta po përpiqet të bëjë diçka të ngjashme me atë që ka ndodhur me Douglas Costa, për të finalizuar marrëveshjen me Morata.

Ideja është të nënshkruajë me spanjollin për një marrëveshje fillestare prej dy vitesh për një pagesë prej 15 milionë eurosh dhe pastaj të nënshkruajë përfundimisht me atë për 45 milionë euro. Paris Saint-Germain dhe Bayern Munchen gjithashtu janë pas sulmuesit spanjoll, por Morata duket se preferon të kthehet në Itali dhe “Zonja e Vjetër” është dukshëm në avantazh me gjiganët e Gjermanisë dhe Francës. Ndoshta Paris SG mund ta kënaqë më tepër në aspektin financiar, por fakti që ai e njeh mirë Serie A, nuk do t’i thoshte jo transferimit në Torino.

Related posts

Alegri në ankth për legjionarët, 14 futbollistë në kombëtare

Q.Autor

I FUNDIT QË I DHA PENALLTI BARDHEZINJVE NË “SAN SIRO”/ Ja kush vendos drejtësi në Inter-Juve

Delo.autor

“ÇFARË RRËMUJE TE INTERI, DUA TË KTHEHEM NË ROMË”/ Zbulohet regjistrimi tronditës i Naingolan (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment