Futboll La Liga

Espanyol merr masa për banderolën: “Shakira është e të gjithëve”!

Espanyol ka këmbëngulur se tifozët që u tallën me këngëtaren kolumbiane Shakira, me një banderolë në ndeshjen kundër Barcelonës në janar 2016 janë dënuar. Shakira, partnerja e mbrojtësit të Barcelona, Gerard Pique, ka qenë subjekt i kësaj banderole tallëse me synimin për të ofenduar qendërmbrojtësin kundërshtar. Tifozët në “Estadi Cornella-El Prat” zbuluan një banderolë ku shkruhej “Shakira es te todos”, që përkthehet “Shakira është e të gjithëve”.

Shefi ekzekutiv i klubit katalanas, Joan Collet, ka kërkuar falje dhe ka shtuar se klubi nuk e dinte që do të shpalosej një banderolë e tillë. “Ne jemi kundër asaj që ndodhi. Zakonisht tifozët konsultohen me ne për këngët dhe banderolat e tyre. Në këtë rast nuk e dinim dhe ne gjithashtu u ndjemë të tradhtuar për këtë veprim. Mësuam se banderola nuk kishte hyrë në stadium, por ishte shkruar atje. Ata tifozë janë penalizuar dhe nuk do të ndjekin më skuadrën tonë.

Related posts

DY DITË PARA FINALES SË MADHE/ Tifozët e Liverpoolit nisen drejt Kievit. Këndojnë… (VIDEO)

Sadik.Autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Agnelli: Para se të ndryshosh Europën, fillo të fitosh vetë. Juventus është një…

Delo.autor

Juventus nuk beson te talenti, e shet për 20 milionë Euro

Isa.Autor

Leave a Comment