Basketball Sport

BASKETBOLL VENDI/ Atmosferë elektrizuese në Shkodër, Vllaznia mposht Tiranën me 1 pikë (VIDEO)

Vllaznia dhe Tirana në basketboll për meshkuj, u ndeshën mbrëmjen e sotme në Shkodër, në një takim që përfundoi me fitoren 78-77 të vendasve.

Gjysma e parë e sfidës u mbyll me avantazhin e shkodranëve në shifrat 40-36. Në periodën e tretë, bardheblutë ngushtuan shifrat në vetëm një pikë, dhe ajo u mbyll me rezultatin 57-56.

Mjaft e luftuar ndeshja shkoi deri në sekondën e fundit, dhe ishte Vllaznia që në fund doli triumfuese me një pikë. Fantastike ishte gjithashtu edhe atmosfera në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, i tejmbushur, duke mbështetur deri në fund lojtarët vendas. Për më tepër, shikoni çastet e fundit nga ndeshja, e postuar nga Gasper Marku.

Gepostet von Gasper Marku am Freitag, 18. Oktober 2019

Related posts

E BUJSHME/ U shkarkua nga Leeds për shkak të rezultateve të dobëta, klubi turk nis bisedimet me teknikun…

Delo.autor

FITORJA E ARGJENTINËS/ Icardi dhe Dybala gjejnë golat e parë me kombëtaren

Isa.Autor

Kuqezinjtë humbasin sërish ndaj Bjellorusisë dhe eliminohen nga Liga e Europës

Sadik.Autor

Leave a Comment