Futboll Seria A Sport

ATALANTA E PAPËRMBAJTSHME/ Muriel ndëshkon 2 herë Strakoshën në 5 minuta, ja golat (VIDEO)

Lazio ka pësuar dy gola të shpejtë në ndeshjen që po luan në shtëpi kundër Atalanta-s, e vlefshme për javën e tetë të Serisë A.

Protagonisti i sfidës është Luis Muriel, i cili ka ndëshkuar Thomas Strakoshën në minutën e 23-të dhe të 28-të.

Goli i parë i kolumbianit ka ardhur pas një aksioni të bukur nga ana e skuadrës së Gasperini-t, ndërsa i dyti nga një goditje dënimi me fat.

Në fakt, topi i krosuar në zonë nga sulmuesi i Atalanta-s nuk është prekur nga asnjeri dhe ka përfunduar në rrjetë.

Në minutën e 37-të ka ardhur edhe goli i tretë i miqve, i realizuar nga Gomez.

Related posts

PAS 5 MINUASH LOJË/ Çfarë gafe nga portieri, Lazio shënon lehtë (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ POLONISË/ Kombëtarja rinis përgatitjet në Durrës, ja situata tek “Kuqezinjtë”… (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Flitej për një transferim tek Milan, futbollisti “Zikaltër” rinovon kontratën me Inter-in

Delo.autor

Leave a Comment