Futboll Premier League Sport

KISHTE THIRRJE RRACISTE NË STADIUM/ Shikoni çfarë bëjnë lojtarët e të dyja ekipeve angleze (VIDEO)

Ditën e djeshme është zhvilluar ndeshja midis Jeovil dhe Haringej, e vlefshme për Kupën e Anglisë.

Megjithatë diçka interesante ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes, e cila u braktis nga lojtarët e të dyja ekipeve. Në minutën e 64’, skuadra vendase e Jeovilit fitoi një 11-metërsh, të cilën e shndërruan në gol.

Por, gjatë gjuajtjes së penalltisë, tifozët vendas nuk i kursen koret raciste ndaj portierit kundërshtar. Si pasojë e kësaj lojtarët e të dyja ekipeve u larguan nga fusha e lojës, ndonëse drejtuesit e ekipit vendas shkuan në drejtim të tifozëve për t’i qetësuar.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 64’, me lojtarët që u rikthyen në fushë shumë vonë, në shenjë solidariteti dhe për të dhënë një mesazh të qartë.

Për më shumë shikoni videon:

Related posts

Nicola Rizzoli: VAR-i eliminon gabimet, por jo polemikat

Sadik.Autor

FESTA E GJITHË SHQIPTARE/ Çokaj “shpërthen” në krahun djathtë dhe Tuci shënon për Lokomotivën (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Nis sfida eliminatore mes Anglisë dhe Bullgarisë

Delo.autor

Leave a Comment