Futboll Seria A Sport

VAZHDON SERINË E FITOREVE/ “Zikaltërit” përmbysin Sassuolon dhe i fut frikën kryesuesve

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, ku zhbllokuan shifrat që në minutën e 2-të, pas një goli të bukur me të djathtën nga Lautaro Martinez.

Gjithsesi, një gol mjaft të bukur “shpiku” edhe Domeniko Berardi tek vendasit në minutën e 16-të, dhe sfida u vu në baraspeshë. Zikaltrit provuan sërish, dhe kaluan në avantazh për herën e dytë, vetëm në minutën e 38-të, ku Lukaku tregoi gjithë potencialin brenda zone, duke shënuar pas një kthese.

Në të 45-tën, ishte Lautaro që fitoi një penallti, dhe Lukaku shënoi nga 11-metra. Në pjesën e dytë, ekipi i Kontes thelloi akoma më shumë rezultatin, ku në minutën e 71-të, një penallti të fituar nga Barela, e ktheu në gol Lautaro Martinez.

Por, asgjë nuk kishte përfunduar këtu për Sasuolon. Xhuriçiç në minutën e 74-t, si dhe Boga në minutën e 82-të, shënuan dy gola të shpejtë për vendasit, që i futën frikën Interit.

Gjithsesi, deri në fund ekipi i Kontes ia doli që të mbrojë fitoren. Tashmë, In teri shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e dytë, vetëm 1 më pak se Juventusi kryesues.

Related posts

Nuk bindi, Barcelona largon blerjen e bujshme

Q.Autor

DERBI I “MADONINËS”/ Ibra siguria e vetme e Milanit, Eriksen kthehet “problem” për Inter

Delo.autor

CONTE DREJT LARGIMIT NGA INTER/ Pasuesi i tij mund të vijë me një “dhuratë” për “Zikaltërit”

Delo.autor

Leave a Comment