Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

RIKTHEHET PROTAGONIST NË MOLDAVI/ Liridon Latifi i siguron titullin kampion Sherif Tiraspolit (VIDEO)

Liridon Latifi rikthehet të jetë protagonist për Sherifin e Tiraspolit në Moldavi. Ish-futbollisti i Skënderbeut me golin e realizuar në sfidën e sotme ndaj Milsamit, i siguroi titullin kampion skuadrës moldave, në sfidën që përfundoi në barazim 1-1.

Vendasit kishin shënuar me Bogdan në minutën e 38-të, ndërkohë Latifi shënoi në të 48-tën, sapo kishte nisur pjesa e dytë, duke mbajtur ekipin pa humbje. Latifi shënoi me kokë, teksa goditi bukur nga brenda zone, pas një krosimi nga e djathta.

Latifi goli

Kjo pikë  i mjaftoi skuadrës së Sherifit ta fitojë titullin e kampionit. Pas javës së 25 skuadra e Latifit ka 63 pikë 13 më shumë se vendi i dytë dhe matematikisht e siguron titullin e kampionit.

Related posts

Nadal në finalen e Torontos, kërkon suksesin e radhës ndaj surprizës greke

Isa.Autor

PRAPASKENAT/ Nga paga tek strategjia e Raiolës, ja pse portieri Donnarumma nuk u transferua tek Juventus…

Delo.autor

SFIDA NDAJ BEITAR/ Dalin përgjigjet e tamponëve për futbollistët e Teutës

Delo.autor

Leave a Comment