Boks MMA Sport

SYNON SËRISH TITULLIN KAMPION/ Jon Jones gati për hapin e madh, synon fituesin e duelit Miocic-Cormier

Jon Jones, kampioni i botës në peshën “light heavyweight” në artet marciale mikse (pesha 84-93kg), ka qenë tepër i zënë kohët e fundit. Ai ka zhvilluar 3 duele në 7 muajt e fundit, që ku u rikthye në kafaz pas pezullimit të dytë që mori nga WADA për doping. Aktualisht ai mban titullin kampion të një Divizioni ku ai bën ligjin, ndaj Jones po sheh për të tjera sfida.

Sipas “MMA Fighting”, ylli amerikan i UFC-së po mendon të ngjitet në peshën e rëndë. Jon Jones po planifikon një kalim në peshën më të rëndësishme, ku do të synojë sërish titullin kampion. Në muajt e parë të 2020-ës do të zhvillohet pesha për titullin kampion mes kampionit actual Stipe Miocic dhe sfidantit Daniel Cormier.

Jon Jones synon që të përballet me fituesin e këtij dueli, për të qenë kampion i dyfishtë i botës, në dy Divizione të ndryshme. “Të pres për t’u përballur me fituesin e duelit Cormier-Miocic? Le të pres që këta dy sportistë të lehtë të nxjerrin fituesin për të më sfiduar mua, shkruan Jon Jones.

Related posts

VAR NË CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA dëshiron ta fillojë përdorimin e kësaj teknologjie…

Isa.Autor

“MAGJI WIMBLEDON 2019″/ Një debutuese 15-vjeçare eliminon Venus Uilliams (VIDEO)

Delo.autor

Tre arsyet përse Franca fiton Kampionatin Botëror… (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment