Formula 1 Të tjera

Verstappen: Testet e para do të tregojnë forcën e vërtetë të Red Bull

Drejtuesit e makinës Red Bull kanë bërë me dije sot se do të prezantojnë makinën e tyre më datën 26 shkurt, në Barcelonë, në të njëjtën ditë që do të nisin testet e para dimërore në Formula 1. Të gjithë presin me padurim të shohin makinën e re austriake, e cila do të pilotohet nga pilotët Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen, me këtë të dytin që mezi pret të provojë njëvendëshen e re. Piloti holandez shprehet se ka ndjekur fisa faza të zhvillimit të makinës në fabrikë dhe ka mbetur i mahnitur nga puna e bërë, ndaj dhe mezi pret të testojë makinën në pistë.

Zakonisht, testet e dimërore japin edhe indikacionet e para për sezonin, por kjo nuk ka shumë rëndësi për ne, pasi objektivi ynë që të kemi një makinë të stabilizuar në pistë dhe testet do të na thonë se në çfarë pike jemi. Nëse një makinë është e shpejtë apo jo kuptohet që në ditën e parë të provave”, u shpreh Max Verstappen për mediat. Talenti holandez shtoi se është gati për këtë aventurë të re në pistë. “Jam më i qetë krahasuar me vjet dhe tani e di se çfarë më pret. Fizikisht është e ndërlikuar, pasi duhet shumë forcë, ndaj jam stërvitur mirë”, tha Verstappen.

Related posts

BËRI SHAKA ME HOLOKAUSTIN/ Pushohet nga puna drejtori i ceremonisë së Lojërave Olimpike “TOKIO 2020”

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton fiton edhe në Mugello, vazhdojnë vuajtjet e Ferrarit

Delo.autor

FORMULA 1/ Provat Zyrtare: Leclerc për rekord, lë pas sërish kampionin e botës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment