Futboll Sport

BËN GAFËN E MADHE PAS 13 SEKONDASH LOJË/ Portieri largohet nga loja pa marrë ndëshkimin, ja momenti (VIDEO)

Ndeshja midis Konjasporit dhe Jeni Maljatasporit në Superligën turke, përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin 0-2.

Megjithatë një episod i veçantë që ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes, ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Vetëm 13 sekonda pasi kishte nisur sfida, portieri vendas, Serkan Kirintili, bën një gafë të madhe që po bën xhiron e botës.

Kirintili del nga zona e rreptësisë, dhe e ndalon topin me dorë, duke harruar se ishte jashtë. Portieri e kuptoi menjëherë gabimin e bërë, teksa hoqi dorezat dhe u largua drejt dhomave të zhveshjes, duke mos pritur vendimin e arbitrit, i cili gjithsesi më pas nxori kartonin e kuq.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Related posts

Son shmang ushtrinë/ Koreja e Jugut mposht Japoninë në finalen e Lojërave Aziatike

Isa.Autor

NDESHJA NDAJ SHQIPËRISË/ “Equipe de France de Football”: Forca “Gjela”, ta mbyllim me fitore… (FOTO)

Delo.autor

OPTIMIZMI TEK FERRARI/ Sebastian Vettel bëhet gati për triumf në shtëpinë e tij

Isa.Autor

Leave a Comment