Futboll Sport Të tjera

E RËNDË/ Legjenda e UFC pëson atak në zemër

Legjenda e UFC Randy Couture është në një spital të Los Angeles pasi ka pësuar një atak kardiak. 56-vjeçari është transportuar në spital të mërkurën pasi ka ndjerë dhimbje në gjoks teksa po stërvitej.

Raportet sugjerojnë se ai pritet të riaftësohet, por për momentin do të vazhdojë të trajtohet nga mjekët.

Partnerja e tij Mindy Robinson ka konfirmuar atakun në zemër ditën e mërkurë:

“Po, Randy ka pësuar një atak kardiak ditën e djeshme. Kemi qenë në spital për testime dhe ai po rikuperohet.

Ai ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet njeriu më i fortë që njoh.”Couture është një nga më të mëdhenjtë e sportit të MMA.

Related posts

“E DIMË FUQINË E WOLFSBURG, POR PO PUNOJMË SHUMË FORT”/ Gega: Nuk mjafton vetëm dëshira, duhet…

Delo.autor

GJITHMONË UNIKAL/ IBRA është ndryshe edhe në dhënien e autografeve (VIDEO)

Isa.Autor

EGBO SI DI MATEO TEK CHELSEA? Flet Tekniku “bardheblu”: Ja çfarë i duhet Tiranës për të fituar titullin

Delo.autor

Leave a Comment