Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT E SUPERIORES/ Mungojnë pikët por jo golat, skuadrat janë kthyer në “makineri”

Ky sezon i Kategorisë Superiore, ka qenë goxha i çuditshëm deri më tani ku shumë nga skuadrat pretendente, nuk kanë arritur të tregojnë diferenca karshi kundërshtarëve.

Kjo vihet re lehtësisht edhe të tabelë, aty ku nga vendi i parë e deri në vendin e shtatë, diferenca është vetëm 4 pikë.

Ndryshe nga sezoni i shkuar, këtë sezon po iu mungojnë pikët skuadrave kryesuese. Partizani kryesonte me 22 pikë, teksa Skënderbeu kishte 20 pikë në vendin e dytë.

Këtë sezon, vendi i parë ka 5 pikë më pak në krahasim me vitin e shkuar, megjithatë ka një sasi golash të konsiderueshme.

Këtë sezon, janë shënuar në total 105 gola në 9 javë kampionat, teksa vitin e shkuar ishin shënuar 84 gola deri në javën e nëntë të Superiores.

Sulmi më i mirë aktual, është ai i Bylisit dhe Tiranës me nga 15 gola, teksa sezonin e shkuar ishte i Skënderbeut me 13 gola.

Sa i përket mbrojtjes, këtë sezon Flamurtari ka pësuar plot 21 gola në 9 ndeshje ndërsa vjet Kastrioti kishte pësuar 18.

Related posts

NUK AKTIVIZOI RAKITIC KUNDËR INTER/ Partnerja e mesfushorit “thumbon” Valverden: Askush nuk mund të të ndryshojë… (FOTO)

Delo.autor

MESSI DHE SUAREZ “KAPEN MAT” NË RESTORANTIN LUKSOZ TË BARCELONËS/ Çfarë po kurdisin dy lojtarët?

Delo.autor

IDEJA E PABESUESHME/ Xavi tek kombëtarja e Brazilit, Tite zbulon prapaskenën e bujshme

Delo.autor

Leave a Comment