Futboll Sport

E BUJSHME/ “Pleshti” dhe Ronaldo mund të luajnë bashkë te ky ekip

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të përfundojnë duke luajtur së bashku në klubin e David Beckham, Inter Miami, që do të nisë të luajë në MLS sezonin e ri. Kështu pretendon menaxheri i Minnesota United, Adrian Heath. Emra të ndryshëm të mëdhenj thuhet se figurojnë dukshëm në radarin rekrutues të klubit të ri nga Florida. Asnjë nënshkrim i madh nuk është konfirmuar deri tani nga ish-kapiteni i Anglisë, por disa yje të kampionateve europiane admirohen në Amerikë.

Legjenda e Manchester United dhe Real Madridit, Beckham, mezi pret ta dëshmojë veten edhe si sipërmarrës në SHBA, në rolin e presidentit të një klubi futbolli atje. Messi dhe Ronaldo janë lidhur me lëvizje drejt MLS në mbyllje të karrierës së tyre. Heath i shikon dy yjet globalë në Miami, në një ekip, pasi kanë kaluar më shumë se një dekadë duke garuar ethshëm me njëri-tjetrin.“Kjo do të ishte e jashtëzakonshme për futbollin në SHBA. Nëse dikush ka profilin global për ta realizuar këtë ëndërr, ai është David Beckham, – tha Heath për “The Mirror”.

– Mund të mos ndodhë së shpejti, por unë mund ta shoh Ronaldon duke ndjekur hapat e Zlatan Ibrahimovic, Wayne Rooney, Steven Gerrard dhe Frank Lampard në MLS. Për Ronaldon dhe Messin, dy destinacionet e dukshme, nëse do të shkonin në MLS, shikoj Los Angeles dhe Miami. Duke pasur parasysh lidhjet e tij me të dy lojtarët dhe planin që Beckham dhe mbështetësit e tij kanë tek Inter Miami, unë vërtet mund t’i shoh ata të dy në këtë ekip të MLS”.

Related posts

Interi nuk di të ndalet, nis operacionin “Strootman”

Sadik.Autor

LUFTËTARI NË ANKTH PËR MBROJTËSIN DEMO/ Kalluci kundër trajnerit: I dënon lojtarët për një gabim…

Delo.autor

MBYLLET MERKATO/ Roma “mbretëresha” e Serie A, mungojnë emrat e mëdhenj

F.autor

Leave a Comment