Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN MEMUSHAJ NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Futbollisti i Kombëtares gjen sërish rrugën e rrjetës me Pescarën

Ledian Memushaj është duke kaluar një formë mjaft të mirë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka gjetur rrugën e rrjetës në përballjen e sotme ndaj Beneventos.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Ndërkohë në minutën e 46-të, vlonjati çoi peshë zemrat e tifozëve vendas, teksa me një gjuajtje të saktë brenda zonës, pas asistit të Pepin, kaloi në avantazh “delfinët”.

Vlen për t’u theksuar se në minutën e 46-të, te skuadra e Peskarës, është aktivizuar edhe ish-portieri i Teutës, Kastrati, i cili zuri vendin e Fiorillos të dëmtuar. Ky ishte goli i dytë për Memushajn në 9 javët e para të kampionatit.

Related posts

IBRAHIMOVIÇ NË EUROPIAN/ Sulmuesi i Milani nxeh motorët për surprizën

Delo.autor

(FOTO) Njihuni me formacionin e javës në Serie A

Q.Autor

SHIFRA TË FRIKSHME/ Sergio RAMOS, ja pse është qendërmbrojtësi më i mirë në botë

Isa.Autor

Leave a Comment