Futboll Seria A Sport

IGLI TARE NË GJURMËT E MBROJTËSIT SHQIPTAR/ Ja shuma që ofron Lazio për Marash Kumbullën

Marash Kumbulla në orbitën e Lazios. Javën e kaluar, mediet italiane kontaktuar me menaxherin e mbrojtësit shqiptar, i cili mohoi largimin e 19-vjeçarit gjatë merkatos së janarit, por nuk e hodhi poshtë mundësinë e katapultimit në një skuadër të madhe verën e ardhshme.

Janë të shumta skuadrat që kanë trokitur në klubin e drejtuar nga presidenti Setti, të gatshme për ta blerë futbollistin e Kombëtares Shqiptare, madje menjëherë, për ta lënë në Verona në formë huazimi deri në fund të kampionatit. Interesin më të madh duket se e ka shfaqur Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, që ka avantazhin e të qenit bashkëkombës me Kumbullën.

Kartoni i djaloshit shqiptar vlerësohet shtrenjtë, nga 15 deri 20 milionë euro. Lazio mund të shfrytëzojë edhe marrëdhëniet e mira që ka me Veronën (mjafton të kujtojmë marrëveshjen për Caceres). Koha në dispozicion është relativisht e gjatë, por sa më shumë ajo kalon, konkurrenca për të blerë Marash Kumbullën bëhet edhe më e ashpër.

Related posts

MESAZHET VUDU DHE JETA E VËSHTIRË E NËNËS SË TIJ/ Ja pse Lukaku u tërbua nga ofendimet e Ibrahimovic në derbi…

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ SAMPDORIAS/ Gatusso: U tregova mendjemadh, por nuk…

Delo.autor

“E VETMJA GJË QË…”/ Usyk: Jam i aftë ta mposht Tyson Fury dhe t’ia shkurtoj gjuhën

Delo.autor

Leave a Comment