Futboll Premier League Sport

GRANIT XHAKA “SHPËRTHEN” NDAJ TIFOZËVE/ Shikoni çfarë bën pas zëvendësimit mesfushori shqiptar (VIDEO)

Arsenali barazoi ndaj Kristal Palasit ditën e sotme, duke shpërdoruar avantazhin e dyfishtë që kishte arritur në pjesën e parë.

Në minutën e 61’, trajneri Unai Emeri vendosi të largojë nga fusha e lojës Granit Xhakën, për të aktivizuar në vendin e tij, Bukajo Saka. Pikërisht ky zëvendësim nuk i pëlqeu aspak mesfushorit shqiptar, i cili hodhi shiritin e kapitenit.

Por, nuk përfundon këtu, pasi gjatë zëvendësimit, tifozët e pranishëm në stadium, nuk i kursyen fishkëllimat në drejtim të tij. I mërzitur nga kjo situatë, 27-vjeçari reagoi edhe ndaj tifozëve, teksa bëri me shenjë për të fishkëllyer akoma më shumë, në formën e ironisë.

Menjëherë sapo doli nga fusha e lojës, Xhaka nuk qëndroi në stol, por u largua direkt në dhomat e zhveshjes, i mërzitur.

Për më shumë shikoni videon:

Related posts

Sezoni i ri, FSHF vë ‘piketat’ për Superioren dhe të Parën

Sadik.Autor

U BUJSHME/ “Profesori” Pirlo kthehet në futboll, Juventusi e merr si trajner!

Delo.autor

ÇUDIA VJEN NGA PANUCCI/ Ish-trajneri i Kombëtares i kërkon FSHF 57 mijë euro për…

Delo.autor

Leave a Comment