Futboll Premier League Sport

GJESTI I XHAKËS PAS ZËVENDËSIMIT/ Reagon Unai Emery: Mesfushori ishte gabim në atë që bëri, do të flasim me klubin…

Granit Xhaka është një nga lojtarët më të përfolur orët e fundit, kjo edhe për gjestin që ai bëri gjatë ndeshjes me Kristal Palasin.

Lojtari u zëvendësua nga Unai Emeri në minutën e 61’, dhe pikërisht gjatë këtij zëvendësimi ka ndodhur një episod me protagonist mesfushorin. Gjatë largimit nga fusha në drejtim të Xhakës kishte fishkëllima të shumta nga tifozët.

Pikërisht për këto fishkëllima, ai iu bëri me shenjë tifozëve të fishkëllenin akoma më shumë, në formën e ironisë. I pakënaqur edhe nga zëvendësimi, 27-vjeçari heq bluzën dhe nuk u ul në stol, por u largua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes i mërzitur.Emeri

Për këtë ka folur edhe trajneri Emeri, i cili ka theksuar se veprimi i lojtarit shqiptar ishte gabim: “Ai ishte gabim në atë që bëri, por do të flasim me klubin për këtë situatë. Dua të jem i qetë, po me të vërtetë ai ishte gabim në atë që bëri. Do të flasim nëse ai do të jetë kapiten i ekipit.”, përfundoi tekniku spanjoll.

Related posts

Manchester City ka gati 56 milionë euro për Busquets

Delo.autor

Sheikët në futbollin italian, Milani drejt gjetjes së blerësit të ri

Isa.Autor

“PO FLASIM PËR NJË TRAJNER TË NIVELIT TË LARTË”/ Mesfushori Kroos: Lopetegui pati një moment të ndyrë në…

Delo.autor

Leave a Comment