Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Presidenti i Napolit “fërkon duart”, kërkon 100 milion euro për Fabian Ruiz

Fabian Ruiz është talenti spanjoll që ka vënë në një garë të egër tre klube të mëdha si Barcelona, Real Madrid dhe Manchester City.

Mesfushori është kthyer në një shtyllë të ekipit te Napoli, por edhe në përfaqësuesen spanjolle dhe pritet të jetë në qendër të merkatos së verës.

Rritja e vlerës së kartonit të 23-vjeçarit bën që presidenti i napolitanëve, Aurelio De Laurentiis, të fërkojë duart.

Mësohet se presidenti i klubit italian, duke parë konkurrencën e madhe, e ka fiksuar 100 milionë euro çmimin e kartonit të lojtarit dhe nuk bën asnjë tolerim.

Ruiz është aktivizuar titullar në 8 ndeshje të Serisë A në këtë sezon, për një total prej 666 minutash.

Spanjolli ka mundur të realizojë një gol në fitoren 1-4 në fushën e Lecces.

Related posts

ANÇELOTI DREJT BRAZILIT? Ja kur do të vendoset e ardhmja e trajnerit italian

F.autor

Tousart pëlqehet nga Interi, Lyoni e vlerëson 30 milionë euro

Sadik.Autor

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-zyrtari i lartë i basketbollit…

Delo.autor

Leave a Comment