Formula 1 Të tjera

Ideja, Formula 1 rikthehet në Holandë pas 35 vitesh

 Formula 1 mund të rikthehet në Holandë së shpejti. I deleguari për sigurinë e garave të FIA-s, Charlie Whiting, ka qenë dje në Holandë për të verifikuar kushtet dhe mundësitë për të zhvilluar një garë në këtë shtet në vitin 2020. Një perspektivë kjo e drejtuesve të Formula 1, që kërkojnë të zhvillojnë një garë në “vendet e ulta” 35 vjet pas garës së fundit. Hera e fundit që është garuar në Holandë është viti 1985, në pistën e Zandvoort. Por duke parë popullaritetin që ka piloti i ri Mx Verstappen po shihet mundësia që të zhvillohet një garë në këtë vend.Pista e Zandvoort është ende në gjendje të mirë dhe zhvillohen gara të kategorive të ndryshme, por në  listë është edhe pista e Assen, ku zhvillohen garat e Moto GP. Madje Whiting ka vizituar pikërisht pistën e Assen, që e sheh si më të përshtatshme për një garë të Formula 1, duke qenë se infrastuktura është më moderne dhe ofron më shumë siguri për pilotët. Pista e Assen është 4,5 kilometra e gjatë dhe mund të mirëpresë deri në 110 mijë spektatorë dhe me disa modifikime ët vogla mund të mirëpresë pa probleme edhe garat e Formula 1.

Related posts

Vajza e Schumacherit flet për herë të parë për mediet

Sadik.Autor

“KAMPIONI I PARË BOTËROR SHQIPTAR”/ Ambasada e SHBA në Tiranë uron boksierin Florian Markun

Delo.autor

FOTO/ Çfarë po ndodh me Schumacher? ‘Përgjithmonë me ty’ …

Q.Autor

Leave a Comment