Futboll Sport

NJË EPISOD I ÇUDITSHËM VJEN NGA INDONEZIA/ Tifozët pushtojnë fushën dhe shkatërrojnë gjithçka (VIDEO)

Gjithmonë jemi mësuar që të shohim gola spektakolarë në kampionatin e Indonezisë, apo edhe episode të ndryshme gjatë zhvillimit të një ndeshje.

Megjithatë episodi i ndodhur ditën e djeshme, nuk ka të bëjë me ndonjë episod gjatë ndeshjes, por me një episod të çuditshëm pas përfundimit të ndeshjes. Persebaja u mposht ditën e djeshme nga Slemani, humbje e cila ishte e treta radhazi për vendasit.

Pikërisht kjo situatë e krijuar nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve, të cilët prej kohësh protestojnë nda drejtuesve të klubit. Ditën e djeshme tifozët kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protestuar. Pasi ka përfunduar ndeshja dhe lojtarët kanë hyrë në dhomat e zhveshjes, në fushë janë futur tifozët.

Pasi kaluan gardhin rrethues, tifozët pushtuan fushën, dhe shkatërruan gjithçka që ndodhej aty, ata i vunë zjarrin gjithçkaje që ishte aty, duke filluar nga reklamat anësore deri te portat.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Related posts

DORZOHET AGOLLI/ Arsenali shënon golin e parë kundër Qarabag (VIDEO)

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Skënderbu eliminon Teutën me 10 lojtarë dhe gjen Vllazninë në finale pas 56 vitesh

Delo.autor

E PAPRITUR PËR INTERIN/ UEFA nis procedim për shkelje të Fair Play Financiar

Delo.autor

Leave a Comment