Futboll Kategoria Superiore Sport

SHERRI I TRAJENRIT LERDA TEK PARTIZANI/ Ja çfarë nuk shkon dhe ku ka të drejtë tekniku italian

Aventura e Franko Lerdës te Partizani është një histori përplasjesh dhe konfliktesh që e ka zanafillën që në ditët e para të fazës përgatitore verore në Slloveni.

Kronologjia e përplasjes dhe konflikteve të trajnerit italian është e njohur nga të gjithë dhe me një shthurje gjithëpërfshirëse. Lerda është përplasur thuajse me të gjithë, duke filluar nga stafet e ndryshme të klubit, me lojtarët, me gazetarët në intervistat pas ndeshjeve të Europës, arbitrat deri edhe me kolegët, siç ishte rasti i debatit të fundit me trajnerin Shpëtim Duro gjatë ndeshjes me Kukësin.

Madje “Panorama Sport” e ka sqaruar më herët se aq tip impulsiv dhe me karakter të nxehtë është Franko Lerda, sa që zihet edhe me veten e tij. Karakteri i tij impulsiv dhe mungesa e autokontrollit bën që sjellja e trajnerit të Partizanit të jetë e papranueshme. Duke u përplasur thuajse me të gjithë, i bie që 53-vjeçari problemin ta kërkojë te vetja.

Lerda Mehmeti

Por, përplasja e fundit me zv.trajnerin krijon disa shkallë ku Lerda ka të drejtë. Si trajner i parë, ai ka të drejtën të vendosë veton për zgjedhjet në formacion, pasi në fund të fundit është personi i parë që merr përgjegjësinë direkte.

Së dyti, që në gusht ai e ka shpallur të papëlqyeshëm zv.trajnerin Mehmeti, por klubi ia ka lënë pjesë të stafit, gjë e cila lë të nënkuptojë se ka qenë një pranim i diktuar.

Së treti, Lerda vlerësohet për marrëdhëniet e drejtpërdrejta me personat që ka të bëjë, pasi edhe me ata që është përplasur, kryesisht lojtarët, ua ka shtrirë dorën e bashkëpunimit, duke mos mbajtur mëri. Raste ka plot, siç është përplasja me Trashin, Asanin, Hakajn etj, të cilët trajneri i ka aktivizuar edhe pas debateve që ka pasur me ta.

Së fundmi, Lerda rrallëherë përdor alibitë për të justifikuar mungesën e rezultateve apo lojërave jo të mira. Rasti konkret ishte së fundmi, ku ndonëse pati pesë mungesa për Kukësin, ai në asnjë rast nuk i përmendi ata si një justifikim për mosmarrjen e fitores.

Related posts

Wolfsburgu ngec ndaj Augsburgut, mbijetesa ende në rrezik

Sadik.Autor

PISHINË, MUSKUJ DHE BUZËQESHJE/ Ronaldo karantinë mes luksit në Torino (FOTO)

Delo.autor

YLLI BELG KËRKOHET NGA REAL MADRIDI/ Shoku i Hazard: Kurrë nuk na ka thënë për…

Delo.autor

Leave a Comment