Futboll La Liga

Lewandowski i vetëofrohet, Real Madridi e injoron

Robert Lewandowski i është vetëofruar, Real Madrid-it, por madrilenët duket se kanë plane te tjerë. Ky është lajmi i dhënë nga të përditshmet sportive të Madridit, “AS” dhe “Marca”, që kanë folur me detaje për atë që është përshkruar si më shumë se një thashetheme i merkaton. Në fakt, duket se ka qenë menaxheri i lojtarit që ka trokitur në derën e kampionëve të Europës dhe ka shprehur dëshirën e lojtarit për t’u transferuar në “Bernabeu”.

Sulmuesi polak është shumë i fortë, por është afër të 30-ve (do t’i mbushë më 21 gusht), një detaj ku që nuk mund të anashkalohet nga spanjollët, të cilët kanë ndërmend ta rinojnë treshen e sulmit, e përbërë aktualisht nga Bale, Benzema dhe Cristiano Ronaldo.

Objektivi kryesor i Florentino Perez është njëri mes Hazard dhe Neymar, përveç një qendërsulmuesi të ri dhe të fortë. Për sa i takon këtij të fundit, dy emrat kryesorë janë ai i Mauro Icardi-t, kapiteni 24-vjeçar i Inter dhe ai i Harry Kane, sulmuesi 24-vjeçar i Tottenham. Argjentinasi ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh, ndërsa për të siguruar shërbimet e anglezit duhen shpenzuar jo më pak se 120 milionë euro.

Related posts

Nga Lindja në Perëndim, e gjithë bota sytë nga derbi i Milanos

Sadik.Autor

NË AZI SHKRUHET HISTORIA/ Rekordi i pabesueshëm i Kazuyoshi Miura

Delo.autor

ENDE SKA FILLUAR PUNË/ Mourinho analizon skuadrën e Romës. Ja lojtari që “vëzhgon” tekniku portugez… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment