Futboll Sport

TMERR DHE MOMENTE PANIKU/ Ish-lojtari i Juventus kërcënohet me armë nga hajdutët

Momente frike dhe paniku për ish lojtarin e Juventusit, Claudio Marchisio. Siç raportojnë mediat italiane, konkretisht “Sportmediaset”, shtëpia e mesfushorit është plaçkitur mbrëmjen e djeshme nga hajdutë të armatosur.

Në atë moment, 34 vjeçari ndodhej në shtëpi së bashku e bashkëshorten. Nga frika për jetën, Marchisio u dorëzua pa kushte, duke i dorëzuar agresorëve të gjithë sendet me vlerë.

Menjëherë pas ngjarjes, futbollisti italian njoftoi policinë, e cila ka nisur hetimet. Për zbardhjen sa më të shpejtë, policia torineze ka sekuestruar të gjithë kamerat e sigurisë përreth zonës, ku pritet të zbulohen edhe autorët.

Marchisio është kthyer të jetojë në Itali tashmë, pas eksperiencës jo të mirë që kaloi te Zenit St. Petersburg. Muajin e shkuar, italiani njoftoi se i dha fund karrierës si futbollist profesionist.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT E MERKATOS/ Rrëfehet sulmuesi brazilian: Milani më kërkoinë ekip, madje ata ofruan…

Delo.autor

E BUJSHME/ Panucci fiton një gjyq por “harron” të ndjekë talentin shqiptar në Greqi

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Valverde: Në “shtëpinë” e tyre ata janë të frikshëm

Delo.autor

Leave a Comment