Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PËR BLERJEN E MILAN/ Reagon zyrtarisht “Louis Vuitton” për traksasionin

Kohët e fundit ishte folur shumë për një interes të kompanisë së aksesorëve të luksit LV-Luois Vuitton, për blerjen e klubit italian të Milanit, ndërsa mediat në vendin fqinj kishin aluduar edhe për shifrën e transaksionit, si dhe merkaton.

Megjithatë vetë kompania e njohur reagoi zyrtarisht pasditen e sotme për “Sportmediaset”, duke mohuar zërat për një interes për blerjen e klubit kuqezi dhe duke theksuar se pronari Bernard Arnault nuk ka aspak interes të investojë te Milani.

Aktualisht klubi kuqezi është në pronësi të fondit amerikan Elliot, që mori aksionet si kolateral për një kredi të madhe ndaj kinezit Li Jonghong, që bleu Milanin fillimisht nga Silvio Berlusconi.

Elliot ka investuar rreth 700 milionë euro te kuqezinjtë dhe dëshiron ta bëjë këtë edhe në të ardhmen, për të rikthyer klubin në nivele të larta dhe më pas për të tentuar shitjen në ndonjë investitor të interesuar.

Related posts

FUTBOLLISTI I PSG-SË BRAKTIS TË DASHURËN/ Përfundon në krahët e balerinës franceze (FOTO)

Delo.autor

VENDIMI PËRCAKTUES/ Zbardhen datat e gjyqit, CAS “surprizon” Skënderbeun

Isa.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Nëse CAS nuk shprehet deri më 1 qershor, City në…

Delo.autor

Leave a Comment