Futboll Seria A Sport

DJIMSITI FUNDOS INTERIN/ Atalanta turpëronë ZIKALTRIT në Bergamo me 4 gola

Berat Djimsiti, i rikthyer si titullar tek Atalanta pas një kohe të gjatë të kaluar në stol, ka qenë një nga protagonistët e fitores 4-1 të marrë nga bergamaskët kundër Inter-it. Ai ka arritur të limitojë Icardi-n dhe ka shënuar golin e tretë të vendasve.

Takimi i zhvilluar në “Atleti Azzurri d’Italia” ka qenë me ritme të larta dhe i pasur me raste, pjesa më e madhe të cilëve janë krijuar nga vendasit, të cilët janë ndalur nga një super Handanovic, por edhe nga pasaktësia e treguar para portës.

Goli që ka zhbllokuar takimin ka ardhur në minutën e 9-të dhe është realizuar nga Hateboer, i cili ka dërguar topin në rrjetë duke përfituar nga një pozicionim i gabuar i mbrojtjes mike. Po të mos kishte qenë për pritjet spektakolare të Handanovic dhe gabimeve të vendasve, Inter do ta kishte mbyllur pjesën e parë me një disavantazh më të thellë.

Gjithsesi, miqtë kanë reaguar menjëherë në pjesën e dytë duke shënuar golin e barazimit me Mauro Icardi-n, i cili ka arritur të mundë Berishën nga pika e bardhë e penalltisë, të fituar pas një prekje të topit me dorë të mbrojtësit Mancini. Ky i fundit e ka shlyer gabimin e tij në të 62-ën, duke mposhtur Handanovic me një goditje të fortë me kokë.

“Isha 16 vjeç dhe luaja te të rinjtë e Fiorentina-s, por bëra një tatuazh të numrit 23 në nder të Marco Materazzi-t. Ai ka qenë idhulli im në futboll”. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Gianluca Mancini, mbrojtësit 22-vjeçar të Atalanta-s për “Gazzetta dello Sport”, një ditë para ndeshjes me Inter-in.

Atalanta ka siguruar fitoren dy minuta para fundit me golin e realizuar nga mbrojtësi shqiptar Berat Djimsiti, i cili, ashtu si Mancini, ka mposhtur numrin një të zikaltërve me një goditje me kokë. Miqtë kanë mbetur me 10 lojtarë në minutën e 92-të pas kartonit të kuq të marrë nga Brozovic, ndërsa në të 94-ën ka ardhur edhe goli i katërt i vendasve, i realizuar nga Gomez.

Falë këtyre tri pikëve, bergamaskët janë ngjitur përkohësisht në vendin e gjashtë të renditjes. Inter, nga ana tjetër, mbetet në vendin e tretë me 25 pikë.

Related posts

Harroni Messin, Ronaldon dhe Neymarin/ Ky është favoriti kryesor për “Topin e Artë”

Isa.Autor

KOSOVA E ETUR PËR SUKSES/ Chalhandes: Do të përpiqemi të japim më të mirën

Isa.Autor

PO SHKËLQEN ME LAZION/ Strakosha në “Top 20”, ngritje për portierin kuqezi

Isa.Autor

Leave a Comment