Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PËR PENALLTINË E CR7 NDAJ GENOAS/ “Shpërthen” vëllai i Insigne: Ju jeni shkatërruesit e futbollit italian…

Juventusi mposhti me rezultatin 2-1 Xhenoan ditën e djeshme, në një ndeshje që rezultoi më e vështirë nga sa mendohej për bardhezinjtë.

Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit me rezultatin 1-1, ishte Ronaldo i cili shndërroi në gol një penallti të fituar po nga ai vetë, në minutën e 96’. Pikërisht ky 11-metërsh i fituar ka ngjallur polemika të shumta në Itali, teksa thuhet se rasti i minutës së fundit nuk ishte penallti.

Për këtë ka reaguar ashpër edhe vëllai i Lorenco Insinjes, Marko, i cili në një postim në “Instagram”, ka postuar videon nga momenti i penalltisë dhe shkruan: “Ku është VAR-i? Ju jeni shkatërruesit e futbollit italian.”

Pikërisht ky është një nga episodet për të cilin flitet shumë në Itali, duke e bashkangjitur edhe me kartonin e kuq të dhënë për lojtarin e Xhenoas, Françesko Kasata në minutën e 51’, në mesin e fushës.

Related posts

Nis takimi në “Otkrytiye Arena”, Argjentina e Islanda synojnë pikë të plota

Sadik.Autor

Çudisin tifozët e Barit, kërkojnë vdekjen e mbrojtësit të Atalantës: Përse Astori dhe jo Maisello

Q.Autor

PAS ZBARKIMIT NË TORINO/ Simeone: Ju tregoj detajet në favor të Juventusit…

Delo.autor

Leave a Comment