Futboll Sport

PËRDORET NË 25 VENDE SOT NË BOTË/ Nuk shikojnë monitorin e VAR, FIFA paralajmëron arbitrat

FIFA i ka paralajmëruar arbitrat që të përdorin monitorët jashtë fushe përpara se të marrin vendime për të përmbysur vendime kyçe.

VAR-i përdoret në të paktën 25 vende sot në botë, mirëpo gjyqtarët kryesorë nuk e kanë të detyrueshme që ta shohin rastin personalisht në monitorët që vendosen jashtë vijave kufizuese të fushës në zonën e rishikimit të aksioneve, përpara se të marrin vendimin për episode të caktuara ku ka ndërhyrë VAR-i.

Premier Liga është një nga kampionatet që e ka aplikuar VAR-in prej këtij sezoni dhe polemikat kanë qenë të shumta. Në 100 ndeshjet e para në Angli, VAR-i ka kthyer 26 vendime, por arbitrat kryesorë nuk kanë shkuar ende të konsultohen me monitorin.

Related posts

Barbara Fumagalli, “ombrellina” që u martua me pilotin

Sadik.Autor

HAPI I MADH PËR RINISJEN E KAMPIONATIT/ Qeveria britanike lejon “fazën e dytë” të stërvitjes për lojtarët

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ish-lojtari i Arsenal-it: Dua të rikthehem në Rusi dhe të bëhem aktor pornoje

Delo.autor

Leave a Comment