Futboll Seria A Sport

DISIPLINA ITALIANE MERR VENDIMET/ Dënon Interin për koret fyese, e pëson edhe…

Komisioni i Disiplinës, pranë Federatës Italiane të Futbollit, ka dhënë vendimet për sa i përket problemeve që ndodhën në ndeshjet e ditës së martë dhe të mërkurë.

Karlo Ançeloti nuk do të jetë në stolin e Napolit, për ndeshjen e fundjavës që të kaltrit do të luajnë ndaj Romës, në fushën e këtyre të fundit. Ky dënim vjen për shkak të protestave të trajnerit italian, në fundin e ndeshjes që Napoli barazoi 2-2 me Atalantën.

Dënimit nuk i ka shpëtuar as Interi, të cilët janë dënuar me një gjobë prej 5.000 eurosh. Kjo vjen si pasojë e koreve fyese dhe kërcënuese nga tifozët zikaltër ndaj Mario Balotelit, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e këtij ekipi.

Ndërkohë janë dënuar me nga një ndeshje pezullim për shkak të kartonëve, Kasata, Fazio, Nkulu, Rabiot, Taksidhis, De Run, Luka Pelegrin dhe Pecela.

Related posts

FIORENTINA-MILAN/ Pas një asist nga Rebic, bomberi Ibrahimovic ndëshkon për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Tifozët e PSG-së sulmojnë Neymarin. Çfarë po ndodh me brazilianin?

Sadik.Autor

PASI ARRITI AKORDIN ME JUVENTUS/ Dejan Kulusevski kryen vizitat mjekësore, ja si e presin tifozët (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment