Futboll Seria A Sport

MILAN TRIUMFON NË “SAN SIRO”/ “Perla” e Susos thyen Spalin e Etrit Berishës

Stefano Pioli mori fitoren e parë në krye të Milanit, teksa mundi Spalin me rezultatin minimal 1-0, në javën e 10-të të Serisë A.

Në “San Siro”, me disa ndryshime në formacion, kuqezinjtë provuan disa herë portën e Etrit Berishës, por shqiptari në disa raste ndali lojtarët e “Djallit”. I vetmi që arriti të tundte rrjetën, ishte spanjolli Suso.

I ardhur nga stoli në fushë, në minutën e 57-të, atij iu deshën vetëm 6 minuta, për të gjetur golin. Në një goditje dënimi pranë zonës, Suso goditi mjeshtërisht me të majtën, duke e lënë të palëvizur Berishën, që nuk mund të bënte asgjë.

Milani provoi të gjente edhe golin e dytë, por Berisha e mbajti në lojë Spalin, ndërkohë nga ana tjetër kuqezinjtë administruan golin e vetëm të shënuar. Në fund, Milani mori fitoren, duke shkuar në kuotën e 13 pikëve, në vendin e 10-të. Mbetet i parafundit me 7 pikë, Spali i Berishës.

Related posts

Në Mykonos për pushime/ DYBALA nxjerr foto të PASMET e të fejuarës së re

Isa.Autor

ZBULON SE SI E TRAJTON SHOKUN E SKUADRËS/ Salah rrëfehet: Shoqëria me të më pëlqen, madje ndonjëherë…

Delo.autor

PAS MIRALEM PJANIC/ Tjetër titullar dëmtohet te Juventus, ja në cilat ndeshje pritet të mungojë…

Delo.autor

Leave a Comment