Futboll Sport

E BUJSHME/ Pjanic: Nuk i dëgjoj polemikat, edhe arbitrat mund të gabojnë

Mesfushori boshnjak i Juventusit, Miralem Pjanic, ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, në të cilën ai flet për disa prej çështjeve të momentit.

Kampionati? “Për fat të mirë, në fund ne fituam me Genoan dhe morëm tre pikë të rëndësishme, duke pasur parasysh rezultatet e tjera: Inter kishte fituar, Napoli humbi pikë. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe duhet të vazhdojmë më tej, ta bëjmë këtë deri në mars, i cili është muaji më i rëndësishëm”.

Interi në ndjekje? “Është gjë e bukur, sepse të bën të qëndrosh i përqendruar dhe nuk të lë të pushosh. Kampionati sapo ka filluar, gjëja e rëndësishme është të mbash këtë hap dhe të përpiqesh të zgjasësh”.

Vendimet e arbitrave? “Kur humbet je i zemëruar dhe mund të thuash ndonjë gjë, por të fajësosh dikë është mënyra më e lehtë. Ndodh që gjyqtarët të gabojnë. Por sot, VAR i ndihmon gjyqtarët shumë dhe gjithashtu njerëzit. Ata duhet të eliminojnë polemikat, por tani unë as nuk i dëgjoj më. Në fund skuadrat e forta fitojnë pa kërkuar alibi, gabimet u ndodhin të gjithëve, pro ose kundër, por besoj vetëm ekipet më të forta, ato të cilat punojnë më shumë për të fituar”.

Related posts

Ëndrra e merkatos/ Parma do dyshen e “çmendur” të futbollit italian

Isa.Autor

LIVE/ Hudderfield-Manchester United, McTominay kalon “Djajtë e Kuq” në epërsi

Delo.autor

Publikohen formacionet zyrtare, Deportivo La Coruna – Barcelona

Sadik.Autor

Leave a Comment