Futboll La Liga Sport

MERR FITOREN E MADHE/ Levante “SHKATËRRON” Barcelonën

Levante ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Barcelonës me rezultatin 3-1. Një humbje e papritur për katalanasit që u duk se do të dilnin me pikë të plota. Takimi nisi mjaft mirë për kryesuesit e La Ligës që realizuan në minutën e 38′ me Messin dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh.

Furia e vendasve nisi në pjesën e dytë dhe zgjati 7 minuta. Campana në të 61′ shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes dhe me një kundërsulm gjeti rrjetën. Mayoral vetëm pas 2 minutash mposhti Ter Stegenit me një goditje nga distanca. Lojtari i Reali e shijoi shumë golin ndaj katalanasve.

Barcelona u shokua nga dy golat e shpejtë dhe i vendosi vulën sfidës kur Rodja mposhti sërish Ter Stegenin në të 68′. Messi reagoi më pas duke dërguar topin në rrjetë, por VAR i hoqi golin. Argjentinasi shënoi golin e tij të 500 me këmbën e majtë, një rekord interesant i tij.

Levante mbrojti mirë rezultatin deri në fund të sfidës dhe mori 3 pikë të arta. Vendasit shohin për nga Europa në vendin e 8, ndërsa Barcelona mund të humbasë vendin e parë në rast se Reali fiton ndaj Betisit.

Related posts

QESHARAKE/ Legjenda e ARSENALIT dhe ANGLISË ngatërron moshën e tij (VIDEO)

Isa.Autor

VENDI I KATËRT PËR “KUQEZINJTË” NË RREZIK/ Legjenda e Milanit i zhgënjyer: Mendova se u rikthyen por…

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona kërcënon Dembele: Ndrysho, ose nuk do të luash!

Isa.Autor

Leave a Comment