Futboll Sport

JO VETËM FUTBOLL/ Por edhe merkato, Hysaj shumë pranë Romës

Ditën e djeshme Roma dhe Napoli u përballën midis  tyre në fushën e “Olimpicos” dhe sfida përfundoi me fitoren e verdhekuqve 2-1, por në këtë ndeshje pati edhe një takim merkatoje ndërmjet drejtuesve të të dy klubeve.

Në qendër të bisedimeve ka qenë mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, të cilin kryeqytetasit duan ta marrin në muajin janar, pasi po përballen me dëmtime të shumta në krahun e djathtë, ku i fundit ishte Zappacosta.

Hysaj nuk po gjen hapësira në formacionin e Napolit, teksa u la jashtë listës së të grumbulluarve edhe ditën e djeshme, ndaj duke qenë se edhe kontrata shkon drejt fundit, drejtuesit e Romës po tentojnë ta marrin për shifrën e 8 milionë eurove.

Related posts

“ËSHTË MOMENTI I DUHUR PËR TË FOLUR PËR…”/ Ja çfarë tha Lukaku pasi u la në tribunë në sfidën ndaj Liverpool

Delo.autor

E PABESUESHME/ Mo Salah humb një rast të artë përpara portës (VIDEO)

Delo.autor

NBA/ Sezon i mallkuar për Golden State, ylli i ekipit thyen dorën

Delo.autor

Leave a Comment