Futboll Sport

U ARRESTUA 2 JAVË MË PARË NGA POLICIA/ Ja kush është futbollisti që dhunoi barbarisht lojtarin e Maliqit

Një incident i rëndë u regjistrua ditën e sotme gjatë ndeshjes të Kategorisë së Dytë, mes Këlcyrës dhe Maliqit. Futbollisti i Këlcyrës, Aristidh Çoli dhunoi barbarisht lojtarin e Maliqit me iniciale A.XH, i cili momentalisht ndodhet në spitalin e Gjirokastrës, pas goditjes së rëndë që mori në nofull.

Coli

Kujtojmë që Çoli rezulton një person me precedent, teksa 2 javë më parë, ekzaktësisht më 15 tetor, u arrestua nga Policia së bashku me 4 persona të tjerë, teksa ushtronin në mënyrë të paligjshëm lojtar e fatit në Përmet, në një banesë të marrë me qira, teksa janë kapur në flagrancë duke luajtur poker.

Gjithashtu, Çoli sezonin e kaluar është dënuar disa herë nga Komisioni i Disiplinës për dhunë ndaj kundërshtarëve, teksa rezulton se mbrojtësi i Këlcyrës është një dhunues i rregullt.

Related posts

E BUJSHME/ Pogba-Mbappe, Reali bën gati 360 milion euro për verën e ardhshme

Delo.autor

DRIDHET JUVENTUSI/ “Ylli” i mesfushës në dyshim për “Derbin e Italisë”

Isa.Autor

SHKËLQEN VLLAZNIA/ Fitore me peshë ndaj Skënderbeut

F.autor

Leave a Comment