Futboll Premier League Sport

NUK GJEN HAPËSIRË TEK LIVERPOOL/ Ja destinacionet e mundshme të mesfushorit Adam Lallana

Adam Lalana, mesfushorit të Liverpulit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe duket se do të largohet nga skuadra e Klopit.

Duket se klubi nuk ka ndërmend t’i rinovojë kontratën lojtarit dhe ofertat nga kampionati amerikan dhe kampionati kinez kanë mbërritur në dyert e klubit. Sipas “The Guardian” lojtari është i tërhequr nga këto kampionate dhe mund të kalojë aty gjatë verës së ardhshme.

Lalana nuk ka marrë shumë hapësira nga Klopi, pasi gjermani ka të tjerë lojtarë në fokus momentalisht. Anglezi është pjesë e Liverpulit prej vitit 2014, kur la Sauthemptonin për t’u bashkuar me të kuqtë.

Këtë sezon Lalana ka luajtur 8 ndeshje ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar një asist.

Related posts

MANCHESTER UNITED-ARSENAL/ Solskjaer me shumë mungesa, starton kapiteni Xhaka (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ I pandalshëm Kastrioti, dyfishon menjëherë rezultatin përballë Kamzës (VIDEO)

Isa.Autor

SERBI-ZVICËR/ Fantazmat e DRONIT, serbët: Duket sikur po luajmë me SHQIPËRINË

Isa.Autor

Leave a Comment