Futboll Sport

BETEJA PSG-REAL MADRID/ Çfarë sfide për Mbappe, nga trefishimi i pagës tek oferta “GALOPANTE”…

Do të jetë një betejë e gjatë për rekord, qëndron apo largohet. Në çdo rast, PSG dhe Real Madridi janë gati të bëjnë çmenduri për Kylian Mbappenë, i konsideruar “i përzgjedhuri”. Gjithçka do të varet nga talenti francez, që duhet të zgjedhë mes qëndrimit në Paris, ku janë të gatshëm t’i trefishojnë kontratën, apo të pranojë ofertën e “Los Blancos”, të cilëve u ka thënë jo prej dy vitesh.

Klubi i emirit të Katarit ka përgatitur tashme një kontratë të re për të bindur Mbappenë. Sipas të përditshëm “Le Parisien”, mungon vetëm firma në një ofertën e rinovimit, që do t’i siguronte 20-vjeçarit 30 milionë euro neto në sezon. Aq sa fiton Neymar. Një sinjal i fortë nga PSG, që dëshiron ta bëjë sulmuesin kampion bote simbolin e strategjisë sportive dhe tregtare. Veç të tjerash, Mbappe shet më shumë fanella se Neymar, i cili nuk ka marrëdhënien e duhur as me tifozët për tentativës së vazhdueshme verën e kaluar për t’u transferuar te Barcelona. Për momentin, Mbappe ka kërkuar kohë, duke e shtyrë për më vonë vendimin.

Arsyeja lidhet edhe me Realin Madridin, që nuk ka hequr dorë nga dëshira e madhe për ta marrë në La Liga. Përkundrazi, sipas “Le Parisien”, spanjollët janë gati të investojnë 300 deri 400 milionë euro. Një ofertë e padëgjuar më parë, që do të thyente edhe rekordin e vendosur nga PSG me blerjen e Neymarit nga Barcelona në verë të vitit 2017 (222 milionë), pikërisht në momentin kur Mbappe u largua nga Monaco drejt kryeqytetit francez për 180 milionë euro. Edhe në atë kohë, Reali ishte një hap larg talentit francez, por ishte vetë Mbappe që zgjodhi Parisin, për të kompletuar rritjen e tij në atdhe.

 

Related posts

“NUK KA SHORT TË LEHTË”/ Flet trajneri Southgate: Do të bëj një tjetër foto me…

Delo.autor

E RRALLË/ Vëllai e motra fitojnë medaljen e artë në të njëjtën ditë në Tokio 2020

F.autor

NATIONS LEAGUE/ Spektakël dhe emocione, Italia mposht Belgjikën në finalen e vogël

Delo.autor

Leave a Comment