Bundesliga Futboll Sport

TJETËR LAJM TË KEQ PËR BAYERN MUNICH/ Sulmuesi Lewandowski planifikon të…

Pas largimit të trajnerit Niko Kovac, një tjetër lajm i keq vjen për Bayernin e Mynihut. Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, do të operohet në ijë për të zgjidhur një problem të vogël fizik që e mundon atë për ca kohë. “Bomberi” pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale këtë fundjavë, menjëherë pas ndeshjes shumë të rëndësishme me Borussian e Dortmundit në Bundesligë.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, përfshirë dhe “Bild”-in, Lewandowski mund të qëndrojë jashtë maksimumi 10 ditë. Kjo është arsyeja pse ideja e lojtarit dhe klubit është që të përfitojnë nga pushimi për ekipet kombëtare dhe të zgjidhin problemin fizik pikërisht në këtë periudhë.

Leva ka marrë ftesë nga kombëtarja për sfidat e nëntorit, por mund të vendosë t’i përgjigjet negativisht thirrjes pasi do të operohet.

Operacioni mund të shtyhet, veçanërisht në varësi të rezultatit të garës së kampionatit. Për momentin, Bayerni nuk mund të bëjë pa “bomberin” e tij, i aftë për të shënuar 20 gola në 16 ndeshje deri më tani.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Emra “big” për sulmin, Juventus projekton zëvendësuesin e Ronaldos

Delo.autor

SUPERKUPA E EUROPËS/ Alaba shkakton penallti, Ocampos nuk fal ndaj Bayern (VIDEO)

Delo.autor

SPECIALE/ Njihuni me disa momente më të pakuptueshme përgjatë Botëroreve

Sadik.Autor

Leave a Comment