Futboll La Liga Sport

SITUATA E BERNARDESCHIT/ Barcelona i ofron “Zonjës së Vjetër” shkëmbim lojtarësh…

Frederico Bernardeschi po përballet me një konkurrencë të fortë në mesfushën e Juventusit.

Me vetëm 4-tër ndeshje të luajtura në formacion, gjatë këtyre 10-të javëve në Serie-A, Bernardeschi duket se nuk është i domosdoshëm për trajnerin Maurizio Sarri.

Dhe duke parë situatën e 25 vjeçarit, Barcelona është hedhur në sulm dhe po kërkon që të përfitojë shërbimet e tij.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo” blaugranët do t’i ofrojnë torinezëve një shkëmbim lojtarësh. Bëhet fjalë për Ivan Raktic, i cili nuk po kalon një periudhë të mirë në katalonjë.

Duke parë dhe situatën në të cilën ndodhen futbollistët, një shkëmbim i tillë mund të jetë i realizueshëm.

Related posts

LEIPZIG-PSG/ Paralajmërimi i Wijnaldum: E kemi parë sa e vështirë është, do të duhet të luftojmë

Delo.autor

E BUJSHME TEK PSG/ Al-Khelaifi “PUSHTON UEFA-n”, emërohet si…

Delo.autor

JUVENTUS NUK NDALET NË MERKATO/ Shumë pranë zbarkimit në Torino mbrojtësi “Katalanas”…

Delo.autor

Leave a Comment