Futboll Seria A

Interi befason skuadrat e mëdha, gati ‘oferta e çmendur’ për Harry Kane

Interi është gati që ta vë në provë Tottenhamin me një ofertë të lartë për Harry Kane.

Sipas asaj që shkruan Don Balon, Interi është duke e bërë një lëvizje që mund t’i pëlqej Real Madridit.

Nerazzurrët janë të gatshëm që ta lirojnë kapitenin e tyre Mauro Icardi drejt Realit dhe mendimi i tyre është blerja e Kane.

Interi e ka pranuar një ofertë prej 90-100 milionë euro nga Reali për Icardin dhe pothuajse të gjitha parat do tu ofrohen Spursave.

Suning që udhëheq Interin, janë të gatshëm që t’i japin ofertën e pranueshme për Daniel Levyn që në janar.

Megjithatë nëse Levy dhe Tottenham, nuk dëshirojnë të dëgjojnë ofertë, atëherë si alternativ mbetet Andrea Belotti.

Sulmuesit mund të jenë prioritet i klubeve të mëdha në afatin kalimtar të janarit.

Related posts

ZYRTARE/ Myrto Uzuni do të drejtohet nga ish-trajneri i Dortmundit

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ja çfarë kërkojnë serbët nga FIFA për Xhakën e Shaqirin

Isa.Autor

SHKËLQEU NË PREMIER SEZONIN E FUNDIT/ Ylli i Manchester United kalon pushimet me mbrojtësin e Shqipërisë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment