Bundesliga Futboll

Kahn ‘pendohet’ që nuk u transferua tek United, ja çfarë thotë për Sir Alex Ferguson

Legjenda gjermane, portieri Oliver Kahn pranon se ndjen keqardhje që ka hedhur poshtë një transferim të tij te Manchester United.

Ish-portieri i Bayern Munichut pranon se atij i vjen keq që nuk e testoi veten përtej Bundesligës gjatë karrierës së tij si futbollistë aktiv.

Kahn ka folur për zemërimin e trajnerit Sir Alex Ferguson, i cili ishte i bindur se gjermani do t’i bashkohej skuadrës e tij, por që kjo nuk ndodhi.

“Alex Ferguson është ende i zemëruar me mua edhe sot. Ai ishte i bindur se do të transferohesha te Manchester United në vitin 2003 ose 2004”, ka thënë fillimisht Kahn për Bild.

 (Kahn dhe futbollistët e Bayernit pas humbjes së finales!)

“Por, formimi i një epoke në Bavari me Bayernin ishte më e rëndësishme për mua”.

“Në retrospektivë, mendoj se duhet ta bëja atë, dhe kjo do të ishte një tjetër sfidë argëtuese dhe edukative për mua”.

Portieri gjerman, Kahn, gjithashtu ka folur me shaka për finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 1999, të cilën Bavarezët e humbën në minutat e fundit.

“Finalja kundër Unitedit është ruajtur tek unë si një fitore, vetëm se i kam fshirë dy minutat e fundit…”, përfundoi gjermani.

Related posts

“TIRANA PO GABON SI PARTIZANI”/ Starova: Nuk më kanë bërë përshtypje blerjet e bardhebluve

Delo.autor

Mbyllet Kampionati Kombëtar i Bodybuilding, mësohet fituesi

Isa.Autor

ROMAGNOLI ZGJEDH TRAJNERIN E RI/ Tifozët irritohen me vendimin e kapitenit të tyre

Delo.autor

Leave a Comment